Jelekë Verdhët në Francë i janë rikthyer sërish protestave, të cilat kanë përfshirë qytete të ndryshme të vendit. Bizneset ankohen për humbjet për shkak të mbylljes së aktiviteteve për arsye sigurie.
Jelekët e verdhë protestojnë në të shtunën e dhjetë radhazi, dy muaj pas manifestimit të parë të 17 nëntorit të një viti më parë. Pavarësisht debatit kombëtar të nisur nga presidenti francez Emanuel Makron, manifestime janë organizuar në qytete të ndryshme të vendit.
Pjesa më e madhe e protestuesve në Paris do të përqendrohet në Champs-Élysées dhe në sheshin e Republikës.
#Caen The march continues with music and chants for #ActeX #GiletsJaunes #Yellowvests pic.twitter.com/6RuyIPR122
— nonouzi (@Gerrrty) January 19, 2019
Biznesmenët denoncojnë se kanë pësuar humbje shumë të mëdha për shkak se janë të detyruar të mbyllin aktivitetet për arsye sigurie.
Njësoj si të shtunën e kaluar janë 80 mijë agjentët e vendosur në gatishmëri, nga të cilët pesë mijë vetëm në Paris.