Protestat po ‘pushtojnë’ vendin, ndërsa të frymëzuar nga “jelekverdhët” e Parisit, qytetarët të veshur me jelekë fosforishentë kanë bllokuar disa akse rrugore.
Pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku prej 6 ditësh kërkojnë ulje tarifash dhe kushte më të mira në konvikte dhe jo vetëm, edhe fermerët e Shkodërs dolën në rrugë duke protestuar kundër qeverisë.
Burime për “Fax News” bëjnë me dije se protesa ka shpërthyer edhe në Kavajë, ku protestuesit të veshur me jelekë të verdhë fosforishentë, kanë bllokuar qarkullimin në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, dhe kërkojnë uljen e çmimit të karburantit.
Ndërkohë tashmë ka filluar edhe protesta e banorëve të “Unazës së Re”, të cilët kërkojnë dëmshpërblim 100% të pronave që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.
Po ashtu protesta që ka zgjatur dhe vijon të zgjasë, është edhe ajo e Artistëve të cilët kundërshotjnë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Më poshtë mund të shihni videot nga protesta në autostradën Kavajë-Rrogozhinë:
(B.B/ Faxweb.al)