Në një kohë kur presioni i qytetarëve ndaj qeverisë franceze sa vjen e rritet, ku vetëm në protestën mbarëkombëtare të të Dielës u derdhën nëpër rrugë rreth 136 mijë protestues, duket se Macron ka nisur të reflektojë.
Sipas Reuters, qeveria franceze po përgatitet të pezullojë rritjen e taksave të karburantit.
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka parashikuar që të njoftojë pezullimin ditën e martë.
Protesta e qytetarëve francezë nisi si një pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të karburanteve nga qeveria e Macron, por që shumë shpejt dolën në pah edhe problematika të tjera që kishin të bënin me pagat e ulëta të zjarrëfikësave, reforma në arsim etj.
Përgjatë protestave humbën jetën 4 qytetarë, viktima e fundit ishte një e moshuar në drejtim të të cilës u hodh një flakadan në kohën kur ajo po mbyllte grrilat në dritaren e shtëpisë saj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)