Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se opozita akuzon mazhorancën për çdo punë që kjo e fundit bën.
Ai shtoi se ka shumë mundësi se për ta, të punosh do të thotë të vjedhësh, duke argumentuar se ata (opozitarët), mendojnë se nuk kanë nisur kurrë një punë pa menduar se çfarë do të vjedhin.
“Shikojeni sot Sharrën e plehrave që në kohën e tyre digjeshin buzë lumit dhe ata filluan akuzat se kemi vjedhur. Priteni kur të fillojnë akuzat edhe për zhdukjen e kancerit në Porto Romano që do ta shëndrrojmë në një park të madh.
Vjedhje edhe në Lungo Mare, që projekti do të vazhdojë duke i dhënë pamjen që duhet vendit turistik. Jemi duke vjedhur edhe në rrugën Milot-Balldren, që ata e lanë në një varrezë aksidentesh, ne po e kthejmë në një rrugë të kategorisë A. Si ka mundësi që këta njerëz shikojnë vetëm vjedhje, mendojnë vetëm vjedhje dhe sapo flitet për një punë, e kanë në majë të gjuhës vjedhje. Ka shumë mundësi se për ta të punosh do të thotë të vjedhësh dhe mesa dukesh nuk kanë nisur kurrë një punë pa menduar se çfarë do të vjedhin”, tha Rama.
Ndërkohë duke folur rreth zgjedhjeve dhe rëndësisë që sipas tij kanë në ecurinë e vendit drejt zhvillimit, Rama tha ndër të tjera se opozita ka frikë nga pëerballja ndaj edhe sipas tij kërcënojnë.
“Sot nis maratona jonë 30 ditore për konfirmimin e PS-së si forca e padiskutueshme e ndryshimit dhe zhvillimit në çdo bashki të Shqipërisë. Për një betejë politike më të qartë se asnjëherë mes të shkuarës dhe ardhmes, ne duam ta çojmë Shqipërinë përpara me punë dhe atyre që duan ta kthejnë me baltë, sherr dhe konflikt. Ne duam një vend normal për fëmijët tanë, ata duan vetëm pushtet përmes dhunimit të demokracisë. Sot është 1 Qershori, dita e fëmijëve dhe ardhmësirë që duam të ndërtojmë për ata. Rruga e vështirë që kemi zgjedhur, që askush nuk guxoi ti i imagjinonte është detyrimi unë ndaj fëmijëve.
Edhe këto zgjedhje që janë braktsiur nga kundërshtarët tanë kryesorë politikë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve dhe kërcënojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, dhe betohen se do të imponojnë një përplasje anti-demokratike. Sot unë u them se zgjedhjet janë të çdokujt prej jush dhe kush e çon ndërmend tu pengojë duhet të mendojë dy herë para se ti bjerë me kokë gurit themelor. Ata që vendosën që të dalin nga binarët e sistemit nuk mund të vendosin për asgjë më shumë përves njeri-tjetrit. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti demokratike kur pengohet jo kur vendos që të mos hyjë vetë”, tha Rama
Kreu i PS-së, Edi Rama ka sulmuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin bëri shkatarin kryesor të situatës në vend.
Rama tha se Berisha është një plak i marrë që kujton se do bëj shantazh me zjarr, ndërkohë që Lulzim Bashën e ka quajtur si “pinokun e vogël” që ish-kryeministri ka vendosur në krye të PD-së.
“Një plak i marrë kujton se na bën dot shantazh me zjarr dhe me atë pinokun e vogël që ka sot në krye të partisë së tij.
Kjo është një betejë që i jep fund përqeshjeve cinike të asaj partie. I japim fund diktatit të urrejtjes dhe mllefit ndaj qytetarëve. Kundërshtari është fantazma e të shkuarës që po jep shpirt, por nuk po heq akoma dorë. Kjo e 30 qershorit nuk është një betejë për votat, por është një betejë për zemrat dhe mendjet e shqiptareve. Kundërshtarin ne nuk do ta mundim me votë, por me forcën e pathyeshmërisë së qetësisë dhe vendossh mërisë tonë.
Ajo që do të kërkojmë ne në këtë maratonë, nuk do të jetë vota, por qytetaria. Kundërshtari që nuk do zgjedhje kërkon njerëz lart e poshtë për të bërë një turp që do ta dëmtonte Shqipërinë, do ta bënte këtë vend një skenë barbarie, do e katandisë vendin, në një turp që zgjedhjet merren peng nga barbaria”, tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post