Era Nebravishta, nga Fondi Mbarëbotëror për Natyrën, ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News në emisionin “Me Xhaxhiun”, për të folur mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e punimeve të HEC-ve në Valbonë.
Nebravishta u tregua e sinqertë duke thënë se nuk e prisnin këtë vendim dhe se janë shumë entuziastë për vendimin, por ajo nga ana tjetër kërkoi vigjilencë dhe pritje derisa të shpallet vendimi përfundimtar pasi asnjëherë nuk i dihet.
“Në fakt nuk e prisnim dhe ka shumë entuziasëm. Çështja u bë shumë e rëndësishme që nga 2018. Pati një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës që tha të pezullohen punimet. Por pastaj pati disa probleme me përmbarimin dhe sistemin gjyqësor dhe fatkeqësisht ne u dekurajuam shumë. Le të themi se është e drejtë që ne duhet të gëzohemi, por duhet të presim. Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në të shkaurën duhet pasur kujdes për zbatimin. Prandaj jemi të kujdesshëm. Për momentin vendimi thotë çdo gjë është e ngrirë. Akoma nuk mund të shprehemi përfundimisht. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë”, tha ajo.
Sipas, Era Nebravishtës, ky vendim i Gjykatës për pezullimin e punimeve deri në daljen e vendimit përfundimtar shpreson që të shërbejë si shembull për çështje të tjera në mënyrë që të mos bëhen dëme të pariparueshme në pasuritë kombëtare.
“Para një jave isha në Valbonë. Bëhej një kamp veror organizuar nga shoqata Toka. Valbona në pjesën ku është bërë HEC-i është shpërfytyruar. Është vendim i mirë sepse të gjitha HEC-et e tjera që janë në gjykatë do të ishte mirë që të pezulloheshin punimet që mos të bëhen dëme të pariparueshme. Të krijohet një lloj kulture e gjykatave që të ketë një masa paraprake. Kur u dhanë lejet? U dhanë në vitin 2013. 14 HEC-e në një lumë prej 30 km imagjinojeni vetë. Shpresojmë për më të mirën. Jemi shumë skeptikë por shpresojmë te drejtësia”, theksoi Nebravishta.
(E.H/Faxweb.al)