18:18 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

”Jemi kolona që po mbajmë qeverinë, pa opozitën nuk ka zgjedhje”, deputeti i LSI-së ja thotë troç Ramës

13:05 | 18/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Jemi kolona që po mbajmë qeverinë, pa opozitën nuk ka zgjedhje”, deputeti i LSI-së ja thotë troç Ramës

Deputeti i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Flamur Çelaj ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Jero’clock”. Ndër të tjera Çlelaj ka deklauar se LSI-ja është “kolona qendrore” që ai mban në këmbë qeverinë.

Duke iu referuar një vendimi politik, ai tha se LSI-ja, pavarësisht vijimit të aleancës me PS-në, ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje nëse nuk hyn opozita.

“Unë po artikuloj qëndrimin tonë politik. Midis demokracisë dhe autoritarizmit ne zgjedhim demokracinë. Midis të djathtës dhe të majtës natyrisht ne zgjedhim të majtën. Pas mbledhjes së kryesisë vendimi është shumë i thjeshtë: Ne në zgjedhje pa opozitën nuk hyjmë.

Nëse opozita dhe lidershipi i PS ulen në tavolinë dhe sheshojnë problematikat mes tyre, si hap i parë dhe garantohet hyrje në zgjedhje të lira të ndershme dhe të gjithëpranuara, atëherë edhe elektorati i LSI nuk ka problem të bëjë një koalicion të majtë.

Por nëse nuk kemi këto hapa të para, si mund të diskutojmë për koalicionin. Pra nëse nuk zgjidhet çështja mes palëve, ne jemi në qendër, jemi kollona po mbajmë qeverinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, stabilitetin e vendit. Kjo besoj është shumë e dukshme, ndërkohë që ne kemi prirje të majta si forcë politike, por nuk mund të flasim sot për koalicione”,- tha ai.

E sa për situatën aktuale politike, Çela e quan dramatike dhe që mund të precipitojë nga momenti në moment. Ai nuk nguron ta quajë arrogant edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama.

“Kemi një situatë jo të mirë, madje dramatike që mund të precipitojë dhe përgjegjës për këtë janë lidershipi i dy ekstremeve politike, i krahut të djathtë që lëshon ultimatume nga çadra dhe nuk pranon negociata nëse nuk ka qeveri teknike, por edhe lidershipi i majtë, i cili përgjithësisht në gjithë këto vite ka pasur një arrogancë në mënyrës se si është sjellë dhe ka vepruar.

E kemi provuar edhe këtu në Vlorë, si tek rasti i pallatit që u rrëzua me3 eksploziv për të treguar një lloj force, totalisht të panevojshme. Kjo situatë, po t’i bashkosh edhe fatin që Presidenti i Republikës mbaron mandatin, pra republika do jetë në ajër pa institucione, në këtë rast, lidershipi i LSI-së ka luajtur rolin më të mirë të mundshëm duke kërkuar uljen e toneve se politika është arti i të marrit vesh. Ka kërkuar uljen në tavolinë të palëve”,- tha Çela ndër të tjera. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Celajdeputeti i LSI-seFlamur Celaj
Pas

Për një lexim korrekt të “patriotizmit” të Ramës

Para

Rama krah për krah me Qazim Sejdinin, drekon tek një familje elbasanese, s’harron ta transmetojë në ERTV

Para
Rama krah për krah me Qazim Sejdinin, drekon tek një familje elbasanese, s’harron ta transmetojë në ERTV

Rama krah për krah me Qazim Sejdinin, drekon tek një familje elbasanese, s'harron ta transmetojë në ERTV

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.