Andrra dhe Sinan Hoxhës janë një nga çiftet më të përfolura të shoë bizit shqiptarë. Ata siç kanë rrëfyer dhe vetë janë njohur në një qendër tregtare në Dortmund, pikërisht në një kafene. Në mbrëmjen e 27 gushtit ata i thanë po njëri-tjetrit dhe dasma e tyre pushtoi mediat .
Sot, çifti Hoxha ishte në studion “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfyen se ata nuk janë martuar realisht në dasmë.
“Edhe unë edhe Andrra vijmë nga familje muslimane dhe veçanërisht ajo Andrrës ka shumë tradita. Ndonëse marrëdhënia jonë ishte gati zyrtare pasi kishim disa kohë së bashku, Andrra nuk mund të vinte në shtëpinë time në Tiranë pa u martuar në xhami. Kur ma tha këtë, unë u habita sepse ajo ishte vajzë e re dhe më çuditi me këto tradita, por në fund kështu e bëmë!”-u shpreh Hoxha në studion e emisionit.
(M.Q/Faxweb)