Ka nisur shembja e banesës së parë në zonën e Astirit, ndërsa banorët janë shpërndarë përmes gazit lotsjellës të hedhur nga ana e policisë, ndërsa janë shoqëruar me furgona policie dhjetra prej tyre.
Banorët shprehen në Fax Neës se ata nuk kanë mundur që të largojnë asgjë nga banesat e tyre, ndërsa një pjesë e mirë e tyre janë shpërndarë nga ana e policisë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë. Nuk dihet ende nëse ka persona që janë ngujuar brenda banesave që rrezikojnë që të shemben.
Në një lidhje telefonike për Fax Neës Lindita Protoduari, një prej banoreve më aktive në zonë, ajo u shpreh se një pjesë e qytetarëve është në gjendje të rëndë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.
“Jemi mbytur nga gazi, burrat po na hidhen çati mbi çati. Luftë, luftë, jam në gjendje të fikti fare. Nuk të jap do xhevap se jam tmerrr, filluan prishjet. Nuk kemi lëvizur asnjë objekt nga banesat e tona”, u shpreh Protoduari.
(E.K/Faxweb.al)