03:05 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jemi në buzë të greminës”, Ilir Meta: Këmba mund të rrëshqasë… Flet edhe për Gjykatën Kushtetuese

21:02 | 30/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jemi në buzë të greminës”, Ilir Meta: Këmba mund të rrëshqasë… Flet edhe për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka qenë kundër vetingut për Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të besueshme, do të mbante fjalime më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri integrimit europian.

“Më duhet të theksoj, për hir të së vërtetës dhe problemit që është krijuar se unë kam qenë kundër vetingut për Gjykatën Kushtetuese, kur ka nisur procesi i reformës në drejtësi. Kam patur shqetësimin që mund të kemi një situatë, ku të kemi një anëtar që ka mbaruar mandati, po qoftë edhe 2-3 të mungojnë nuk është pak për një trup kaq të kufizuar dhe me kaq përgjegjësi siç është Gjykata Kushtetuese. Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese ka qenë një institucion i respektuar dhe i pranuar nga të dyja palët”, deklaroi Meta në një intervistë për Ora Neës.

Ai foli edhe për mënyrën se si janë marrë vendimet nga ana e kësaj gjykate qëndrimet e tij lidhur me funksionimin e saj, por nuk la pa përmendur se nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte sot funksionale, ai do të mbante fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri integrimit evropian.

“Në tërësi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar apo interesin publik. Unë në pozitën time si kryetar i Kuvendit jam kujdesur që gjithçka të shkonte perfekt  me shortin e KED në dhjetor 2016, por edhe si President në përpjekjen time për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe për të shmangur çdo situatë ekstraligjore për krijimin e KED. Kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe për fat të keq kemi humbur më shumë se dy vjet dhe për këtë unë nuk e fajësoj dot opozitën.

Në rast se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të besueshme unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri integrimit evropiane. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin që Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk dua të them kush janë. Presidenti ka bërë përpjekjet që  gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës që është votuar me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga klasa politike që të mos vazhdojë retorikën, pasi vendi mund të rrëshqasë në një krizë të pamenduar.

“Mendoj që takimet janë të rëndësishme dhe të domosdoshme dhe të gjithë të reflektojnë për të mos vazhduar në retorikat e të fortit atje në tehun e buzës së greminës sepse këmba mund të rrëshqasë edhe jashtë vullnetit për të përfunduar në një krizë të pamenduar.

Mungesa e dialogut pa dyshim që do të akumulojë një hendek që do të çojë në kriza. Pa dyshim një problem serioz është mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe problemet e mëdha në sistemin gjyqësor”,tha Meta.

“Nuk e dinë çfarë presin më shumë kur sistemi i rregullave të lojës dhe bashkëjetesës demokratike është tronditur rëndë. Në rast se nuk e shohim përpara humnerën, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se përsërisim gabimet që i kushtojnë vendit”, shtoi kreu i Shtetit.

Pas

Haradinaj: Ja si Thaçi e Rama më bënin më shumë presion se Vuçiçi për taksën

Para

Zidane largohet nga Reali, pranë transferimit në Francë

Para
Zidane largohet nga Reali, pranë transferimit në Francë

Zidane largohet nga Reali, pranë transferimit në Francë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.