Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar ditën e sotme pas mbledhjes së grupit parlamentar se Kuvendi Kombëtar do të thirret do apo nuk kreu i PD-së Lulzim Basha.
Duke folur jashtë ambienteve të Selisë Blu, Flamur Noka u shpreh se PD është në krizë dhe se kjo krizë kërkon një zgjidhje përtej karriges së kryetarit.
Sipas Nokës, askush nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk di gjë për krizën, duke shtuar se Kuvendi kombëtar nuk është i Bashës dhe ai nuk mund ta ndalojë thirrjen e tij.
Konferenca:
Pyetje: A i kërkuat të thërrasë kuvendin?
Flamur Noka: Sigurisht kërkohej vazhdimi i rutinës ndërkohë PD është në krizë. Iu kërkua nga unë dhe nga Alizoti dhe askush nuk m und të fshihet dhe të bëjë sikur nuk di gjë. Kërkohezt zgjidhja.
Berisha ka bërë me dije që shumë shpejt do njoftohet data. Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar statutin dhe për të dhënë zgjidhje dhe forcë për PD. Kuvendi nuk është i zotit basha, askush nuk ka forcë ta ndalojë mbledhjen e kuvendit , faleminderit.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post