Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat njoftoi edhe një herë masat e rrepta që janë ndërmarrë në lidhje me parandalimin e përhapjes së gjerë të koronavirusit.
Rama deklaroi se do të reagojmë si të jemi në një situatë lufte dhe bëri thirrje që të mos dalin nga shtëpiat.
Sa i përke mbylljes së kufijve Rama tha se mbyllja e kufijve vetëm sa do e ngadalësonte koronavirusin por nuk do e ndalonte të vinte në Shqipëri.
Rama u shpreh se ushqimoret dhe farmacitë do të vijojnë që të funksionojnë, por mjetet duhet të akreditohen që lëvizin për furnizimin e ushqimoreve apo dhe farmacive.
“Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo. Ndryshe nga çdo grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohen deri në forma drastike të ngjashme me mbrjtjen e shoqërsië.
Murtaja e mesjetës kur s’kishte transport ajror, dhe kishte vetëm mjete rrugore por i mori jetën miliona njerëzve në Europë.
Mbyllja e kufijve nuk e ndalon epideminë, as nga korona por vetëm e ngadalëson. Ajo bëhet vetëm kur shfaqet.
Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Sot kemi marrë një sërë masash të reja, e kërkojmë ndjesë për kufizimet e mëdha. Nëse jetoni në Tiranë e Durrës përulësisht zabtojeni, kjo luftë nuk luftohet ndryshe.
Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si edhe taksitë e cdo përmase. Do të mbyllet qarkullimi urban në Shkodër Lezhë, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë.
Lëvizja do të jetë i hapur për ambulancat, ato që transportojnë mallra. Janë domosdoshmëri për të mbrojtur cdo qytetar nga sulmi i koronës. Është një grip që do prek shumë prej nesh. Gjithkush mund ta ketë edhe pse nuk ndiejmë gjë. Na takon të mbrojmë të moshuarit.
Ndër ata që kanë shenja, shumica e kalon si grip i zakonshëm, edhe ata në spital shumica shërohen, por sërish nuk mund të vemë bast. Kam besim, nuk kemi në dorë të vrasim armikun e padukshëm. Por kemi në dorë ta lodhim deri sa ta mundim. dhe me rritjen e temo. Zotit do ia dalim.
Duke respektuar këshillat, me solidaritetin kombëtar asgjë tjetër nuk na duhet. Sipërmarrjet e veprimtarive prodhuese, do të lëvizin por duhet të akreditojnë punonjësit, e tyre emër për emër. Për kryerjen e punës, brenda perimetrit, punonjësist e aeroportit duhet të akreditohen pranë drejtorisë së policisë.
Marrja në makinë e personave të tjerë, është e ndaluar dhe do ndëshkohet me saksione të rënda.
DPSHTRR do të mbyllë shërbimet, deri në një urdhër të dytë, nuk jemi në emergjencë për patenta, por jemi në luftë për të mbrojtuar Shqipërinë nga armiku i padukshëm.”-tha Rama.
Discussion about this post