11:48 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jemi në pikun e virozave stinore”, Manastirliu për koronavirusin: Gati vendi për karantinën nëse do të jetë e nevojshme

12:50 | 10/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja e Shëndetësisë i “vodhi” punimin, kush është jug-afrikani Fanie Mnisi (FOTO)

Në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë një seri masash për t’i paraprirë viruseve stinore.

“Kemi kryer në kohë vaksinim për rreth 80.000 qytetarë, kryesisht të sëmurë kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët 2-5 vjeç, personelin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socile deklaroi se i kanë paraprirë situatës në të cilën jemi, ku fluksi është shumë i lartë, duke hapur 4 qendra shëndetësore 24 orëshe në Tiranë, në Kombinat, Laprakë, në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Oxhakut, për të shfryrë fluksin në Urgjencën Pediatrike të QSUT në mënyrë që qytetarët të mos presin në rradhë të gjata, po ta marrin shërbimin afër vendbanimit, në kohë dhe me cilësi.

Manastirliu ka raportuar në Kuvend dhe për situatën e koronavirusit të ri, duke theksuar se në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të prekur, por gjithsesi janë marrë masat e nevojshme, bazuar në rekomandimet dhe protokollet e shëndetit të OBSH-së, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përfshirë dhe spitalet jo-publike për pritjen dhe transportin sipas standardeve, të rasteve të mundshme me koronavirusin e ri.

“Vijojmë trajnimet kaskadë për mjekët dhe infermierët dhe kemi marrë masat për ndjekjen e çdo rasti potencial edhe në spitalet jo-publike, për transportimin drejt QSUT”, tha Manastirliu.

Ministrja deklaroi se janë marrë masa për stokun e mjeteve personale në pikat kufitare dhe në spitale si dhe është gati plani për çdo situatë, sipas shkallës së rrezikshmërisë.

“Kemi gati një strukturë pritëse për karantinën, me personelin e trajnuar, nëse do të jetë e nevojshme”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se është forcuar survejanca aktive për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri.

“Janë rishikuar planet e parapërgatitjes në situatë shëndetësore jo të zakonshme, e gjithë kjo mbështetur në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit të OBSH. Janë trajnuar ekipet e urgjencës kombëtare, epidemiologët në të gjithë vendin për forcimin e survejancës ALERT, menaxhimin e transportit të një rasti suspect me koronavirus të ri si dhe është saktësuar procedura se si veprohet me ndjekjen e kontakteve. Është rritur survejanca, masat higjieno-sanitare si dhe po zbatohen protokollet ndërkombëtare për kontrollin e pasagjerëve të dyshuar në çdo pikë kufitare të të gjitha niveleve tokësore, portuale dhe ajrore, ku ka njësi shëndetësore 24/7.

Çdo pikë ka skedën e udhëtarit, jo vetëm për kontrollin e parë në pikën kufitare por edhe për gjurmimin e rastit. Manastirliu konfirmoi se në Shqipëri janë testuar 5 raste për koronavirusin, të cilat kanë rezultuar negative. Pra, nuk ka asnjë rast me koronavirusin e ri.”- tha Manastirliu.

Etiketa: Ogerta Manastirliu
Pas

”Kumbari” i Shkodrës, u fsheh në makinën e Frrokut/ Kush është Bardhok Pllanaj, biznesmeni shkodran që duhet të deklarojë pasurinë

Para

“Më dhunuan seksualisht kur isha 14-vjeç”, video përfundoi në faqet porno në internet

Para
“Më dhunuan seksualisht kur isha 14-vjeç”, video përfundoi në faqet porno në internet

“Më dhunuan seksualisht kur isha 14-vjeç”, video përfundoi në faqet porno në internet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu! Seanca e radhës më 18 qershor

Një ndalim për vjedhje dhe disa procedime penale për kanosje, shqetësime dhe shkelje të tjera në Shkodër

DVP Fier:Një i arrestuar për dhunë në familje dhe disa të proceduar për konflikte dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Dy të arrestuar në flagrancë dhe një rast denoncimi për largim nga banesa në Durrës

Kosovë, kriza vazhdon/ Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 31-të

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

Finalizohet operacioni “Skeda”, arrestohet 40-vjeçari që vodhi në spital dhe në një dyqan elektronik

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.