I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, Koço Danaj, kryetar i ”Shqipëria Natyrale” tha se kryekushti dhe kryenegociata do të jetë dhënia llogari se si është ndërtuar korrupsioni në Shqipëri. Sipas tij, nëse ka drejtësi të pavarur duhet të bëjë punën e saj duke futur çdo fajtor në burg.
“Ky është faj i secilit, nuk është faj i popullit as i negociatave. Por ju siguroj se të gjithë janë të gatshëm, se janë të detyruar që të jenë të gatshëm për t’iu përgjigjur kushteve të BE-së. Nga të gjitha kushtet dhe negociatat, e vetmja që do të krijojë paksa, jo shumë, problem, është Reforma Zgjedhore, sepse do të rrëzohet pakti i 2008-ës. Dhe me rrëzimin e 2008-ës, atëherë drejtësia vihet në rrugën e duhur”, tha Danaj.
Duke folur nëse është ashpërsuar gjuha e Gjermanisë ndaj Shqipërisë, Danaj e kundërshtoi si tezë duke thënë se, “ky vend jo vetëm ka qenë lolkomotivë e mbështetjes, por edhe ka impunuar qëndrimet e vendeve të tjera”.
Veprimin e Bundestagut e konsideron si ‘spektakolar’, dhe thekson se gjithë problemi është se në diplomaci duhet t’iu bësh qejfin edhe atyre që janë më të vegjël. “U veprua në këtë mënyrë ku u hodh në votë, i futi ca vota kundër dhe ca pro, dolën dhe të gjelbërit që thanë “pa kushte” por që të pranohej direkt dhe u miratua me këto kushtet”.
Pyetjes nëse këto janë kushte apo rekomandime, ai tha se të dyja variantet po të përdoren kanë të njëjtën përmbajtje në këtë rast.
“Nëse do të hapen negociatat, do të guxojnë në Shqipëri të ndalojnë procesin e ndërtimit të organeve të drejtësisë?! Kushti i dytë është ndërtimi i Gjykatës së Lartë. Si thoni ju, a mund të egzistojë një shtet pa Gjykatë të Lartë dhe a mund ta pengojë njeri ndërtimin e këtij institucioni që nuk mungon as në shtetet totalitare?! E njëjta gjë ndodh edhe me Gjykatën Kushtetuese sepse ai që guxon, ikën brenda 24 orëve nga posti dhe nuk e din se ku përfundon”.
A jemi nën tutelë të orte të ndërkombëtarëve?
Danaj: Kaq pak? Tutelë është pak. Të gjithë e të të gjitha posteve, nuk janë në tutelë, por nën drithma dhe kjo është gjë e mirë. Në të gjithë këtë atmosferë, BE në gjithë këtë gjeopolitikë Ballkanike dhe Europiane, e sidomos Franca dhe Gjermania po mendojnë se cili është interesi më i madh i tyre. Ti kemi këtu brenda dhe t’i shtrëngojmë e kushtëzojmë sa herë të duam apo t’i lëmë jashtë e këta të venë në gjirin e dikujt tjetër, siç është Rusia, Turqia, por edhe Amerika pot ë doni. Ranë dakort që më mirë t’i marrim, t’i kemi ‘ne’ dhe t’u vëmë ne kushtet, prandaj vendosën edhe kushtet si paranegociatë, për mua është njësoj, si kushte si negociata.
T’i kesh bërë detyrat nuk do të thotë të mos jesh nën tutelë. Këto janë urdhëra, as kushte, as detyra. Themeli i një shteti demokratik është Gjykata Kushtetuese. Shikoni çfarë ndodh sot me opinionin e Venecias. Njëri i’a fut thumbit tjetri patkoit. Këtu nuk është çështja që ti nuk ke bërë detyrat, këto janë detyra shtëpie sot për nesër, dhe nëse nuk i bën, mos më çaj më kokën me Reformë Zgjedhore etj etj. Detyrat e tjera ti do ti bësh se unë të kam në dorë. Tashmë çelsin e Shqipërisë për këto 9 kushte e ka BE”, tha Koço Danaj në Fax News.
Duke folur për çështje e hapura në Ballkan e kryesisht për Kosovën dhe rrugën e vështirë të saj të negociatave, Danaj tha se është faj i rëndë që nuk i ka liberalizuar vizat shtetit ballkanik. Më tej ai theksoi se, është bërë një racizëm i kulluar fetar duke parë se si BE u soll me vendet e tjera të rajonit.
“Tashmë është kujdesi i politikës shqiptare në rajon që përfshin Shkupin, Preshevën, Ulqinin, Tiranën dhe Prishtinën. Janë 5 politika shqiptare dhe nuk janë mbledhur ndonjëherë pavarësisht se është hedhur si tezë. Unë mendoj se Kosovës do ti hapen rrugët, por çështja është se çfarë bëra unë si komb. Nuk e dua një vizë si lypsar por si një popull dinjitoz. Pse nuk ma jep, se jam mysliman? Jo mor zotëri. Këto zgjedhje do të kenë një turbulencë në Kosovë dhe brenda kësaj turbulence do ti liberalizohen edhe vizat”.
Ndërsa për një rikonfirmim të Haradinajt në postin e kryeministrit, Danaj tha se ky është një vendim të cilin do ta japë populli i Kosovës.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/402257490490936/
(F.GJ/FAXWEB.AL)