Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati nga Shkodra ku edhe po drejton fushatën e PS-së nuk i ka kursyer edhe fotot nga kjo fushatë.
Gjatë takimit të banorëve të Shkodrës në terren Bushati ka përshëndetur edhe simpatizantët e Partisë Demokratike.
Madje ai ka pozuar me një simpatizante të Partisë Demokratike, ku kjo e fundit kishte veshur bluzën e bardhë me logon “Republika e Re”. Po kështu nuk kanë munguar as buzëqeshjet e të dyve në këtë foto.
“Sepse jemi njerëz në fund të ditës”, shkruan Bushati. (J.V/Shuplaka)