19:24 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jemi rritur me Erion Braçen, të vijë të na shikojë”, 150 banorë në Kombinat jashtë në të ftohtë

20:23 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jemi rritur me Erion Braçen, të vijë të na shikojë”, 150 banorë në Kombinat jashtë në të ftohtë

Ashtu sikurse është raportuar, edhe në kryeqytet disa pallate janë bërë të pabanueshme ndërsa kamera e Fax News ka mbërritur në zonën e Kombinatit, ku ka marrë prononncime nga banorët e një pallati të cilit i është vendosur shirit i kuq pasi është konsideruar si pabanueshëm.

Banorët shprehen se për 150 persona është dhënë vetëm një çadër brenda të cilës mezi sistemojnë fëmijët ndërsa e konsiderojnë situatën si tepër emergjente.

Njëra nga banoret është shprehur se zv/kryeministri Erion Braçe është rritur në këtë pallat, ndërsa i adresohet për të gjetur një zgjidhje.

“I bëjmë thirrje Erion Braçes të vijë të na shikojë, jemi në të njëjtën lagje me të, në këtë pallat jetonte edhe ai, jemi rritur me të. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, fëmijët i kemi mbajtur në makina, në çadra çfarë të mundemi”, tha njëra nga banoret.

“Dje erdhën vendosën shiritat dhe thanë se nuk janë të banueshme por nuk janë dukur më të na thonë se në ç’shkallë janë të dëmtuar që të gjejmë ndonjë shtëpi me qera. Vetëm një çadër është ofruar. Deri më sot edhe janë strehuar tek njerëzit e vet, ndërsa sot janë rikthyer të gjithë banorët. Policia nuk na ka lënë të futemi as brenda të marrim gjërat më të vlefshme. Duhet të na thonë se ky pallat duhet shembur, rindërtuar apo çfarë do të bëhet me të. Nuk ka pasur asnjë reagim as nga kryebashkiaku, as nga zëvendësmkryeministri që jetonte në këtë pallat as nga deputetja e zonës”, tha një banor për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu.

“Muret ndarës kanë rënë, tullat janë çarë, edhe një tërmet tjetër dhe rrezikojmë jetën. Kemi fjetur në makinë e nëpër çadra, edhe tek të afërmit por nuk mund të qëndrojmë aty gjithmonë. Nuk jemi të pasur por çdo njeri i ka brenda 5 milionë lekë plaçka na shkojnë dëm nëse shembet pallati. S’ka ardhur askush të na thotë diçka, të marrë drejtim të paktën si çështje. Nuk mund të rrimë jashtë se është dimër. Kam gocën me kollë 3 vjeçe sapo e kam nxjerr nga spitali, po shkojmë në azil në Gjermani e po jepen zgjidhje jo më për 100 banorë që jemi këtu. Kushte ekstreme, jemi lagur mbrëmë në shi, u thamë me tharëse flokësh. Rreth 150 banorë janë jashtë të gjithë”, tha një tjetër banor.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Dëmtimet e banesave nga tërmeti, inxhinierja tregon rastet e rrezikut kur duhet të largoheni nga banesa

Para

Sulm terrorist në Londër/ Theri 5 persona me ‘bombë’ në trup, Policia vret autorin

Para
Sulm terrorist në Londër/ Theri 5 persona me ‘bombë’ në trup, Policia vret autorin

Sulm terrorist në Londër/ Theri 5 persona me ‘bombë’ në trup, Policia vret autorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.