04:31 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jemi rritur në ferr, BE është shpëtimi nga historia për ne”, Rama: Besojmë pa kushte në procesin e anëtarësimit

11:54 | 03/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ne ndahemi nga perandoritë kur ato ndahen nga vetvetja”, Rama batuta me diplomatët e huaj: Nëse çmendeni dhe shkatërroni BE-në, Brukseli do jetë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet i vetmi drejtim për Shqipërinë, duke e cilësuar BE-në si “shpëtimin nga historia”.

Ai pranoi se Kuvendi nuk është ende në nivelin e duhur për këtë proces dhe se do të duhet të luajë një rol të dyfishtë, si në politikëbërjen e brendshme, ashtu edhe në mbikëqyrjen e reformave përtej anëtarësimit.

“Ne nuk kemi një alternativë tjetër. BE nuk është thjesht një bankomat, por familja ku mund të ndihemi të sigurt dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme. Nuk e shohim BE-në me sytë e së shkuarës, por si perspektivën e vetme të Shqipërisë,” u shpreh Rama, duke shtuar se dera e hapur për anëtarësim duhet shfrytëzuar pa humbur kohë.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk është në lartësinë ku duhet të jetë dhe ku ky proces mund dhe do ta çojë. Sepse Kuvendi i Shqipërisë do të jetë për një kohë të gjatë në një rol të dyfishtë, rolin e politikbërës së brendshme dhe koordinimit dhe mbikëqyrjes që shkon përtej dhe vetë anëtarësimit. Kroacia është anëtare prej shumë vitesh dhe ka akoma në Kuvend një strukturë që ndjek çështje që lidhen me transparencën dhe sundimin e ligjit. Këtë strukturë e ka pasur që para se të bëhej anëtare dhe me sa kuptojmë është një strukturë e nevojshme dhe efikase. Ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër dhe nuk duam asnjë zgjedhje tjetër.

 

 

Ne kemi vetëm një zgjedhje, vetëm një plan, vetëm një rrugë, që është BE. Për ne është shumë e qartë, ne nuk jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati. Nuk jemi rritur aty dhe ashtu si janë rritur ata që janë rritur në Evropën e viteve ’70-’80. Ne jemi rritur në ferr dhe e dimë shumë mirë se BE është shumë më tepër se një bankomat. BE është vendi i shpëtimit tonë nga historia dhe e kemi të qartë se BE është këndi nga ku duhet të shohim historinë tonë. Nuk e shohim BE-në me sytë e së shkuarës. Dera që është hapur duhet shfrytëzuar sa pa u mbyllur dhe unë jam këtu për ta konfirmuar këtë fuqimisht. Besojmë pa kushte në këtë proces, e dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, por një familje jo e lehtë për të qenë pjesë, por ama është e vetmja familje ku ne mund të jemi përfundimisht të sigurtë dhe ku mund të kemi një të ardhme të pakërcënuar përditë nga e shkuara”, tha Rama.

Pas

“Ne ndahemi nga perandoritë kur ato ndahen nga vetvetja”, Rama batuta me diplomatët e huaj: Nëse çmendeni dhe shkatërroni BE-në, Brukseli do jetë në Tiranë

Para

Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, ‘truri’ financiar i organizatës kriminale të Suel Çelës

Para
Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, ‘truri’ financiar i organizatës kriminale të Suel Çelës

Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, ‘truri’ financiar i organizatës kriminale të Suel Çelës

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.