Gjyqi ndaj deputetit Alfred Peza vazhdon ende. Gjykata e Lartë e ka shtyrë procesin për në shtator, për shkak se në seancën e kësaj radhe, mungonin 3 prej 5 anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës.
Sipas këtij institucioni, shkak për këtë mungesë të gjyqtarëve është “shëndeti”, pasi ata kanë deklaruar se janë të sëmurë.
Guxim Zenelaj, Admir Thanza dhe Aleksandër Muskaj, janë gjyqtarët që mungonin, ndërkohë që gjyqtarët që u paraqitën janë:Artan Broci dhe Shkëlzen Selimi.
Një tjetër arsye pse gjyqi është shtyrë për në shtator është sepse Peza nuk është zgjedhur më deputet dhe në shtator ai do ta humbë mandatin që ka.
Sjellim ndërmend që Peza akuzohet për pastrim parash, evazion fiskal nga Prokuroria e Përgjithshme për 1 milion euro pasuri. Mirëpo deputei socialist i ka mohuar këto akuza kundër tij. (D.D/Shuplaka)