Christian Salaroli, 48 vjeç, anestezist reanimator në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, është një nga emrat më të lakuar të këtyre javëve si një ndër mjekët më këmbëngulës të kësaj epidemie. Tani Italia është si në një gjendje lufte dhe për ata që do të mjekohen me prioritet ai shprehet: “Vendoset sipas moshës dhe kushteve shëndetësore. Si në të gjitha situatat e luftës. Nuk e them unë, por manualet të cilat kemi studiuar”.
Atëherë është e vërtetë?
Sigurisht që është. Shtretërit e spitalit i zënë vetëm burrat dhe gratë me pneumoni Covid-19, të prekur nga insuficiencat respiratore. Të tjerët, në shtëpi.
Më pas çfarë ndodh?
“I vendosim në ventilacion joinvaziv, i cili quhet Niv. Ky është hapi i parë”
Kur është koha për të zgjedhur?
“Menjëherë. Jemi të detyruar ta bëjmë. Në dy ditë maksimumi. Meqenëse për fat të keq ka një disproporcion mes burimeve spitalore, shtretërve të terapisë intensive dhe të sëmurëve kritikë, jo të gjithë janë të intubuar”.
Më pas çfarë ndodh?
“Bëhet i nevojshëm ventilimi mekanik. Ata që zgjidhen për të vazhduar intubohen të kthyer përmbys pasi kjo manovër mund të favorizojë ventilimin e zonave të poshtme të mushkërive”.
Ekziston një rregull i shkruar?
‘Për momentin, me aq sa lexoj, jo. Edhe pse mund të jetë fjalë e keqe, pacientët me patologji serioze kardiorespiratore dhe personat me probleme të rënda koronare vlerësohen me kujdes, sepse e tolerojnë shumë dobët hipoksinë akute dhe kanë pak shanse të mbijetojnë në fazën kritike’.
Po tjetër?
‘Nëse një person i moshës 80-95 vjeç ka një insufiçiencë të rëndë respiratore, me shumë gjasa nuk do të vazhdohet. Nëse ka një insuficiencë organike të më shumë se tre organeve vitale, do të thotë që ka një normë të vdekshëmrisë 100%.Tashmë ka ikur.’
Dhe ju e lini të shkojë?
‘Kjo gjithashtu është një fjali e tmerrshme. Por për fat të keq është e vërtetë. Nuk jemi në gjendje të tentojmë të realizojmë mrekulli. Është realitet.’
Nuk është gjithmonë kështu?
‘Jo. Sigurisht, edhe në kohëra normale vlerësohet rast pas rasti, në pavione përpiqemi të kuptojmë nëse pacienti mund të shërohet nga çdo ndërhyrje. Tani po e zbatojmë këtë diskrecion në një shkallë të gjerë’.
Discussion about this post