21:09 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Jemi të dashuruar, Luana më ka premtuar se…”, zbardhet dëshmia e fansit që përndiqte Luanë. Skenar i denjë për filma aksion

09:19 | 14/04/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Jemi të dashuruar, Luana më ka premtuar se…”, zbardhet dëshmia e fansit që përndiqte Luanë. Skenar i denjë për filma aksion

Ditën e djeshme lajmi që ishte arrestuar një fans i çmendur i Luana Vjollcës zuri një vend shumë të rëndësishëm. duhet thënë se përndjekja që i arrestuari Besmir Lila i kishte bërë moderatores do të ishte i vlefshëm për skenare filmash.

Ndërkohë që janë zbardhur dëshmitë në polici të të dy të përfshirëve në këtë ngjarje. I riu ka deklaruar se me Luanën ishin të dashuruar dhe shumë shpejt do të martoheshin.

‘’Jemi të dashuruar. Luana më ka premtuar se këto ditë do të martoheshim”, ka deklaruar  Besmir Lila. Ky person prej afro një viti i shkruante mesazhe  me tekste dashurore Luanës ndërsa më pas kishte filluar ta përndiqte fizikisht.

Gjithçka ka kulmuar dy ditë më parë kur prezantuesja po kthehej për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”, kur kishte vënë re se po ndiqej nga një mjet “Fiat Punto” në të cilin ndodhej Lila. Duke qenë se ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, mikun e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku. Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Për një moment, Lila ka nisur të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj, shkruan ‘’GSH’’.

Dy djemtë kanë filluar të zihen me njëri-tjetrin me grushte e shkelma, duke përdorur edhe fjalë banale. Çoçaj i ka kërkuar 32-vjeçarit ta linte të qetë mikeshën e tij dhe të largohej prej saj, ndërsa ky i fundit, duke e ofenduar i kishte pohuar se e dashuronte. Lila e Çoçaj kanë marrë shenja të dukshme në fytyrë, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të shumë kalimtarëve. Vetëm pak metra pas tyre ndodhej edhe një makinë policie e cila patrullonte në zonë. Uniformat blu u shkuan menjëherë në mbrojtje moderatores së njohur dhe mikut të saj, ndërsa ndërhynë për të shuar sherrin.

Por, kur Besmir Lila po nxirrte nga çanta një armë, është arrestuar menjëherë nga oficerët e policisë, të cilët bënë të mundur që sherri në fjalë të mos përfundonte në ndonjë tragjedi. Menjëherë pas kësaj, Luana, Krenari dhe Besmiri janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet për t’u marrë në pyetje. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ndërkaq, fiksimi që ai ka ndaj Luanës vihet re edhe në “Facebook”-un e tij, pasi janë të shumta videot dhe fotot që 32-vjeçari ka shpërndarë për të.

Dëshmitë

Besmir Lila ka rrëfyer se me Luanën ishte i dashuruar dhe kishte vendosur të bënte gjithçka për të. I riu ka treguar se ishte takuar më parë me moderatoren, duke pohuar se të dy kishin ndjenjë për njëri-tjetrin. 32-vjeçari ka mohuar faktin se e përndiqte prezantuesen, pasi shkuarjen e tij pas Luanës e konsideronte si një veprim që mund ta bëjë kushdo që është i dashuruar.

Ndërsa, moderatorja e njohur, e terrorizuar për situatën e krijuar, ka treguar se i riu e përndiqte prej 8 muajsh, por nuk e kishte denoncuar asnjëherë në polici. “Më bezdiste shpeshherë. Pothuajse kur shkoj e kur kthehem nga puna për në shtëpi. Nuk e kam denoncuar, sepse nuk i kam kushtuar shumë rëndësi”, – ka thënë në polici Luana. Kurse miku i saj, Krenar Çoçaj ka treguar se ishte njoftuar me telefon nga Luana se dikush po e ndiqte nga pas. 

Besmir Lila dhe Luana Vjollca
Etiketa: deshmialuana vjollcaperndjekja
Pas

‘’Kush merr Metën merr topat e zjarrit. Ore çke që flet ti pse pronari i çadrës je ti”, shpërthen avokati (VIDEO)

Para

Kishte kthyer hotelin në ‘depo’ me drogë, arrestohet i riu në mes të Sarandës (VIDEO)

Para
Kishte kthyer hotelin në ‘depo’ me drogë, arrestohet i riu në mes të Sarandës (VIDEO)

Kishte kthyer hotelin në ‘depo’ me drogë, arrestohet i riu në mes të Sarandës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.