08:29 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jemi të gjithë mashtrues”, çudit Haradinaj: Ja pse nuk pranova të jem deputet

22:50 | 22/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jemi të gjithë mashtrues”, çudit Haradinaj: Ja pse nuk pranova të jem deputet

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për RTV21 ka kritikuar liderët politikë përfshirë edhe vetën për shkak se nuk është kryer reforma zgjedhore.

“Ne jemi mashtrues që nuk e kemi kryer reformën zgjedhore. Përfshirë edhe mua që jam pjesë e tavolinave” ka thënë Haradinaj.

Këto deklarata ai i ka bërë në kontekst të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat ende s’kanë përfunduar. Por, për vonesat ai ka thënë se nuk duhen fajësuar KQZ-në, PZAP-në por partitë politike.

Deklarata të tilla vetëfajësuese Haradinaj i bën shpesh. Gjate një interviste në Shqipëri, Haradinaj kishte thënë se liderët në Kosovë e Shqipëri i vjedhin vendet e tyre.

Kryeministri në largim i vendit, ka folur edhe rreth vendimit të tij për të mos u bërë pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës, ndonëse ka kandiduar për deputet dhe i ka siguruar votat e mjaftueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Haradinaj, i cili udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partisë nuk do t’i mungojë përkrahja e tij, përkundër mospërfshirjes së tij në grupin parlamentar të AAK-së.

“Jam i vetëdijshëm që Kosovën e presin shumë sfida, dhe sfida jo të lehta. Kemi deputetë që kanë shërbyer disa mandate, dhe deputetë të rinj…”, ka deklaruar Haradinaj në RTV21, të premten.

“Unë do të mbetem në përkrahje të grupit parlamentar, të rolit të Aleancës në parlament”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se ka vendosur të mos bëhet deputet, që të jetë më i lirë në ushtrimin e postit të kryetarit të AAK’së.

“Kam obligime ndaj partisë, sepse s’kam mundur t’i përkushtohem gjatë kohës sa kam qenë në qeverisje”, ka deklaruar Haradinaj.

“Dëshiroj t’i kthehem punëve të partisë”, është shprehur ai.

Etiketa: jemi mashtruesramush haradinaj
Pas

Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Para

VIDEO/ Shira të rrëmbyeshëm në Greqi, përmbyten shtëpitë dhe rrugët

Para
VIDEO/ Shira të rrëmbyeshëm në Greqi, përmbyten shtëpitë dhe rrugët

VIDEO/ Shira të rrëmbyeshëm në Greqi, përmbyten shtëpitë dhe rrugët

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.