Doktori i Shkencave Ilir Pecnikaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur për situatën e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë me fokus situatën pandemike.
Sipas Pecnikajt, Shqipëria e ka arritur imunitetin e tufës, i cili është më i fuqishëm se imuniteti artificial. Ai thotë se ne jemi të mbrojtur ndaj një vale të katërt të virusit klasik por nuk dihet nëse kjo mbrojtje rezulton efektive ndaj mutacioneve të virusit.
“Shqipëria ka kapur imunitetin e tufës. Një imunitet natyror është shumë më i fuqishëm se imunitetet artificiale. Praktikisht ne jemi të mbrojtur ndaj një vale të katërt të virusit klasik, por kjo nuk na mbron nga mutacionet e virusit”, tha Pecnikaj.
I pyetur për menaxhimin e pandemisë nga qeveria Rama, Doktori i Shkencave nuk i fshehu pakënaqësitë e tij. Ai tha se vdekshmëria e lartë e pacientëve të intubuar mund të shmangej nëse pandemia do të menaxhohej më mirë.
“Vdekshmëria e lartë shkaktuar nga Covid është një fatkeqësi e sistemit tonë shëndetësor. Mungesa totale e materialeve për ndihmën e emergjencës spitalore, për terapinë intensive. Kemi mungesë totale të materialeve të cilat mund të çonin një pjesë të mirë të personave të intubuar të riktheheshin përsëri në jetë. Por në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo gjë. Nuk ka ndodhurspër shkak të keqmenaxhimit. E kemi kërkuar me kohë që investimet të kanalizohen në strukturat primare, sekondare dhe terciale. Kjo është komedia brenda tragjedisë”, deklaroi ai.
Pecnikaj u ndaj dhe te vendimi i qeverisë për të nxjerrë nga puna 1000 mjekë specializantë. Ai e dënoi këtë vendim, duke u shprehur se specializantët janë mjekë të mirëfilltë dhe duhet të paguhen si në çdo vend tjetër të BE-së.
“Qeveria sot nxjerr nga puna 1000 specializantë. Ata janë mjekë të mirëfilltë. Mosha e specializantë varion nga 25 deri në 30 vjeç. Mosha në të cilën një person mendon për të ardhmen e tij dhe jo të vjelë përsëri të ardhurat e familjes. Të gjithë specializantët në Eruopë janë të paguar, sepse janë mjekë të mirëfilltë. Ata duhet të studiojnë në kohën që nuk punojnë në pavion. Kjo është ajo tragji-komedia e kësaj qeveria, mënyra e menaxhimit. ‘Sot nuk kam nevojë për ju dhe…’. Por nuk duhet të mendohet vetëm për sot. Qeveria duhet të bëjë strategji afatgjatë, sepse çdo gjë bëhet në kohë paqe përtë përballuar kohë të vështira”, theksoi Pecnikaj.
(E.H/Faxweb.al)