Ministri i Jashtëm i Italisë ka folur në një takim informal të thirrur prej tij, me ministrat e jashtëm të BE-së në lidhje me procesin e zgjerimit të unionit duke propozuar që të vazhdojë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Di Amio është shprehur në mbështetje të hapje së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të integrimit.
Duke folur për takimet e tij së fundmi në Kosovë, Maedoninë e Veriut dhe Serbi, di Maio ka përmendur ndonëse jo konkretisht se të gjithë në tryezën ku ishin ulur e dinin se çfarë loje po luhej.
“Qysh prej këshillit të parë të jashtëm ne dhjetor shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një perpjekje të përbashkët për ta shndërruar procesin e zgjerimit më të besueshëm e për të rivendosur besimin e ndërsjelltë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Unë sapo bëra një vizitë javën e kaluar në Shkup, Prishtinë e Beograd, ky diskutim na lejoi që të rinovonim konsensusin, përparimet e së ardhshmes për zgjerimin e për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Për të arritur këtë objektiv, shteti i së drejtës duhet të mbetet gurë themeli i procesit të zgjerimit. Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe një herë se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se cfarë është në lojë përfshirë edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç, gjeostrategjik e politik për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin e prosperitetin në Evropë, pra lidhur me negociatat për zgjerim hapja e tyre s’do shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit evropian, megjithatë nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në ballkan sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore në rajon”, është shprehur diplomati italian.