Pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se do të kemi bashkëpunim me të gjithë.
“Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre.”– u shpreh Kurti.
Ndërkaq po ashtu edhe Basha deklaroi se prioritet mes dy vendeve janë të qarta, ndërkohë që shtoi se Kosova mund të mbështet tek PD për të marrë çdo ndihmë.
“Do ta falenderoj Kurtin, prioritetet janë të qarta, do të bëjmë gjithçka për tregtinë e lirë, për të ndalur shpopullimin dhe për angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen nga Republika e Shqipërisë për Kosovën. Si dhe për heqjen e vizave. Mund të mbështeten tek PD për të marrë çdo ndihmë, sot në opozitë dhe nesër kur qytetarët të na besojnë më votën e lirë drejtimin e qeverisë.”- u shpreh Basha.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post