Miliona pacientë me alergji të kikirikëve së shpejti do të mund të fillojnë të hanë ato pa patur frikë për jetën e tyre.
Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një vaksinë që ka potencialin për të ndalur reagimin e alergjisë ndaj kikirikëve.
Testet e kësaj vaksine janë bërë në disa minj dhe është provuar se një gjë e tillë funksionon.
Ky eksperiment i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Miciganit, mund të çojë në hulumtimet e kryera mbi njerëzit me këtë alergji.
(S.M/Faxweb.al)