Pasi doli nga SPAK, Alma Kaçi, e përfshirë në skandalin seksual me ish kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjivi, u“përplas” me gazetarët që e prisnin jashtë.
“Jeni bërë si ato lypësit te semafori. Edhe ju lypni informacione te SPAK-u. Mirë kjo, por edhe i keqinterpretoni”, u tha Alma gazetarëve.
Kur u pyet se çfarë lypi te Safet Gjici, ajo u përgjigj: “Atë që lypni ju këtu…”.
Ndërsa avokatja e saj deklaroi se ka kërkuar ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje.