Peshoret nuk janë aspak të pazakontë, ata përshtaten lehtësisht me situatat, janë shumë socialë. Megjithatë pavarësisht paqes, harmonisë dhe sakrificës për të ndihmuar të tjerët, ndër shumë veti që i karakterizojnë, duhet të dini se ata janë mjaft të prerë nëse i thyeni, nëse ju kanë hequr vizën, për ta keni vdekur.
Disa nga gjërat që ju presin nëse dashuroheni me këta persona.
1 . Janë njerëz shumë të çuditshëm – Po, Peshoret në përgjithësi nuk janë aspak të zakontë. Ato kanë mënyrat e tyre, të cilat shpesh mund t’ju shokojnë. Përgatituni për të dëgjuar gjëra që nuk i keni dëgjuar më parë prej tyre.
2 . Janë të pavendosur – Nëse i kërkoni diçka, mos u habisni nëse përgjigjen e merrni pas 1 ose dy javësh, ose edhe nëse e merrni më shpejtë, përgatituni që të ndryshojnë mendje. Peshoret nuk janë të mira për të marrë vendime, dhe kjo për shkak të analizës së detajuar që i bëjnë gjërave. Mos u varni prej tyre kur vjen puna te vendimet.
3 .I urrejnë konfliktet – Peshoret janë shumë shenjë paqësore, dhe konfiktet janë diçka që ata përpiqen me çdo kush ta shmangnin. Nëse shohin një situatë të tensionuar, Peshoret janë ata që bëjnë hapin e parë për të qetësuar situatën. Kjo madje edhe kur nuk janë pjesë e konfliktit. Me ta flisni gjuhën e paqes, pasi në të kundërt do ju tregojnë derën.
4 .E kanë shumë të vështirë të thonë JO – Duke qënë se Peshoret kanë një dëshirë të pashmangshme për të lumturuar njerëzit, shpesh herë e gjejnë veten në telashe nga vështirësia që kanë për të thënë jo. Ata marrin përsipër shumë punë, vetëm për mos të thënë që nuk munden dot. Ndonjëherë duhet t’ja bëni më të thjeshtë këtë përgjigje.
5 . Ata janë detaistë të tmerrshëm – Një Peshore nuk mjaftohet kurrë me pak. Ata duan të përfshihen kudo. Sigurisht në gjërat që i interesojnë. Ata duan detaje, fakte, çdo gjë për të cilën mendoni se është e parëndësishme për Peshoret është e kundërta.
6 .Janë flirtues të lindur – Peshoret janë gjithmonë duke flirtuar, madje edhe kur janë në një marrëdhënie. Mos u shqetësoni, janë besnik por flirtin nuk e shmangin dot. Janë aq të mirë në flirt, sa e bëjnë pa vetëdije. Por nuk tradhëtojnë asnjëherë pasi i dinë limitet.
7 . Nuk jetojnë dot pa të bukurën – Peshoret janë bijtë e Venusit, përëndisë së dashurisë dhe bukurisë. Për ta estetika është shumë e rëndësishme. Ata duan të jenë të rrethuar nga gjëra të bukura, pasi në të kundërt mund të bien në depresion.
8 .Janë dëgjues të shkëlqyer – Sa herë që të keni probleme, Peshorja di të jetë dëgjuesi më i mirë. Është fat i madh të keni një partner të tillë në krahë, pasi jo vetëm që do t’ju dëgjojë me vëmendje, por do dijë të mbajë edhe ritmin e gjërave tuaja. Këshillat intuitave të Peshoreve janë padyshim të vlefshme, kështu që vërjani veshin gjithmonë.
9 . Vjeshta është stina e tyre e preferuar – Kjo ndoshta edhe prej faktit që kanë ditëlindjet dhe mezi presin të jenë në qendër të vëmendjes. Peshoret adhurojnë detajet e vjeshtës, pasi janë romantik të lindur. Vjeshta dhuron dhe një peizazh të bukur dhe kjo është një tjetër arsye.
- Thyerjet e zemrës i kalojnë më shpejtë nga të gjithë – Edhe pse janë dramatik, mund të duken sikur do vdesin, apo të tjera si këto, dijeni se një Peshore nuk vuan gjatë. Ata janë të parët për t’ju zëvendësuar kështu që kujdes kur i lëndoni. Ata mund të falin, por nëse ju kanë hequr vizën, për ta keni vdekur. (B.H/Shuplaka)