Ish-kryeministri Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama në Kuvend i cili përdori termin “çifutë” për hebrenjtë.
Berisha thotë se Rama riktheu në Parlament gjuhën e urrejtjes së Enver Hoxhës ndaj hebrenjve. “Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama riktheu pas dekadash ne parlament gjuhen e urrejtejes se eterve te tij mizor, Enver Hoxhes dhe klikes se tij ndaj hebrenjve”, shkruan ai në Facebook.
Berisha dënon këtë deklaratë të Ramës dhe thotë se askush nuk mund të prishë miqësinë dhe respektin e shqiptarëve ndaj hebrenjve.
POSTIMI I BERISHËS:
Edi Rama rikthehen ne parlament gjuhen e urrejtjes te Enver Hoxhes ndaj hebrenjve!
Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama riktheu pas dekadash ne parlament gjuhen e urrejtejes se eterve te tij mizor, Enver Hoxhes dhe klikes se tij ndaj hebrenjve. Neo-bllokmeni Edivin Kristaq Rama perdori sot ne parlament
terminologjine tipike hoxhiste ndaj hebrenjve. Ai, ne nje shperthim urrejtje dhe perçmimi ndaj deputeteve te opozites por edhe kombit hebre, tha ne parlament se “ju jeni gati te beheni çifute, jeni gati te beheni eskimez, jeni gati te beheni dele e zeze e ketij vendi..”
Kjo eshte nje fyerje antisemite tipike hoxhiste ndaj kombit hebre. Ky eshte nje akt tejet i rend dhe i papergjegjshem i nje njeriu qe ruan trashegimine dhe urrejtjen e eterve te tij ndaj nje kombi mik, ndaj nje kombi qe nga urrejtja raciste perjetoi Holokaustin ne Luften e Dyte Boterore. Rama, njelloj si Enver Hoxha, me gjuhe perçmuese dhe urrejtje zgjodhi per te fyer deputetet e opozites me krahasimin e tyre me çifute dhe eskimez, apo dele te zeze duke besuar se me keto epitete mund ti poshtroje ata.
Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe kete deklarate antisemite, i them Edi Rames se as Hitleri dhe as Enveri apo Hitleri shqiptar nuk arriti kurre te cenoje respektin, miqesine e shqiptareve ndaj hebrenjve dhe nuk mund ta cenoje askush.
Shqiptaret me qendrimin e tyre ndaj Holokaustit firmosen faqet nder me te ndritura ne historine e tyre por edhe te qyteterimit perendimor! sb
(B.H/Faxweb)