Një turiste britanike në Marok ka ‘ngritur’ vendin në këmbë për të shpëtuar një pulë që ishte nxjerrë në shitje.
Incidenti është filmuar në Tangiers,veri-periëndim të Marokut muajin e shkruar dhe tregon një grua të rrethuar nga disa njerëz që mundohen ta qetësojnë.
Gruaja në videon e shpërndarë në rrjet dëgjohet teksa thërret me të madhe që ta lirojnë shpendin nga kafazi.
Pasi e pa që nuk po e dëgjonte asnjë, tursitja britanike ngjitet sipër kontenierëve prej plastike dhe përpiqet që të hapë njërin prej kafazëve duke i bërtitur shitësit.
Por, në momentin që ai u përpoq që ta largonte nga kafazi, anglezja i kafshoi dorën.
Duke bërtitur me të madhe ajo dëgjohet t’u thotë shitësve në treg:
‘’Jeni gjë të paedukuar? Nuk mund të lexoni? Nuk trajtohen kafshët kështu!”
Ndërkohë që thërriste e revoltuar, turistja vë re edhe kamerën që po e filmonte dhe i nxjerr gishtin e mesit. Nuk dihet se çfarë ndodhi me pulën në vazhdim./Joq
A video of a British tourist harassing a chicken seller for keeping chickens in a cage, has sparked outrage in Morocco. pic.twitter.com/D6EgJEmPdC
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) August 31, 2019