06:23 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

21:18 | 22/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se homologu britanik Sir Keir Starmer është “në anën e gabuar të njerëzimit” pasi bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Netanyahu ka postuar një video në anglisht në mediat sociale, duke sulmuar udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për kritikimin e qasjes së Izraelit në Gaza.

Ai e lidh konkretisht kritikën e tyre me vrasjet në Uashington DC të punonjësve të ambasadës izraelite, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim.

Në video, Netanyahu thotë: “Yaron dhe Sarah nuk ishin viktima të një krimi të rastësishëm. Terroristi që i qëlloi mizorisht ata e bëri këtë për një arsye dhe vetëm një arsye – ai donte të vriste hebrenjtë. Dhe ndërsa po e arrestonin, ai brohoriste, ‘Lironi Palestinën!’

Për këta neonazistë, ‘Palestina e Lirë’ është thjesht versioni i sotëm i ‘Heil Hitler’.

“Ata nuk duan një shtet palestinez. Ata duan të shkatërrojnë shtetin hebre. Ata duan të zhdukin popullin hebre, i cili ka qenë në Tokën e Izraelit për 3,500 vjet”, tha më tej Netanyahu.

Më vonë në klip, ai shton: “I them Presidentit Macron, Kryeministrit Carney dhe Kryeministrit Starmer: Kur vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë.”

“Je në anën e gabuar të njerëzimit dhe je në anën e gabuar të historisë”, tha ai më tej.

Kryeministri izraelit shton se vendi i tij ka miq, duke veçuar SHBA-në.

Ai thotë: “Dua të falënderoj veçanërisht Presidentin Trump dhe popullin amerikan për qëndrimin e tyre të hapur me Izraelin dhe me popullin hebre. Së bashku qëndrojmë.”

Pas

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Para

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

Para
Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.