01:56 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Jeni në të drejtën tuaj të gëzoni si tribalë”, gazetari shpërthen kundër Ramës për inaugurimin e sheshit “Skënderbej”

23:46 | 10/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jeni në të drejtën tuaj të gëzoni si tribalë”, gazetari shpërthen kundër Ramës për inaugurimin e sheshit “Skënderbej”

Pas fjalimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, në ceremoninë e inaugurimit të sheshit “Skënderbej” në kryeqytet, ka reaguar gazetari i njohur Bledian Koka.

Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se kryeministri u gëzua sërish si kalama, në kurriz të mundit të shqiptarëve për një tekë personale.

“Sonte tek degjoja delirin te fliste kryeminister, e kryeministrin te dehur me delir, e vura veten per nje moment ne vendin e nje familje me 5 persona ne Rrubik qe merr 80 mije lek te qelbura ne muaj si sadaka per te mbajtur frymen gjalle.”, vijon më tej ai.

REAGIMI I KOKËS

Sheshi 17 milione euro si loder…
E degjova Edi Ramen ne fund te fjalimit te tij te gjate qe genjeu si perhere se do ishte i shkurter te thoshte: “jam gati te bej gare me kedo sepse sonte jam njeriu me i lumtur ne bote”.

Kishte te drejte, ai sot i lejoi vetes te gezohet serish si kalama ne kurriz te mundit, djerses e kacidheve te shqiptareve per nje teke personale per te cilen Velenia e tij u investua edhe njehere me koken e turkut qe do te behet nje dite. Sonte tek degjoja delirin te fliste kryeminister, e kryeministrin te dehur me delir, e vura veten per nje moment ne vendin e nje familje me 5 persona ne Rrubik qe merr 80 mije lek te qelbura ne muaj si sadaka per te mbajtur frymen gjalle.

Po mendoja per deshperimin e per mjerimin qe bujt pernate mes tyre si i 6-ti i familjes, sesi e kane perjetuar zgerdheshjen e pameshirmshme te kryeministrit qe edhe njehere si perhere ne vend qe ti ushqente ata, ushqeu egon e semure te nje deliranti qe kerkon te veshe mjerimin e nje populli me pllaka 17 milione euroshe. Barku bosh i tyre, eshte edhe uria ime sot.

Zhgenjimi i tyre prejt deshperimit, eshte sot edhe deshperimi im si njeri qe s’mund te bej asgje per ta perveç se tu shkruaj ca fjale. Sot ata jane qytetaret e nje shteti qe ne vend qe te shperndaje pare per zhdukur varferine, zgjedh qe te harxhoje pare per ta fshehur mjerimin.

Sot ajo familje nga Rubiku pa buke, dhe ne te tjeter barkmbushur jemi te barabarte ne nje pike. Jemi qytetare te nje Republike te dale boje qe nuk ka asgje te ndryshme me nje fshat ne Ruanda qe i gezohen xhinglave te reja te kryeplakut te fisit, ndersa anetaret kryesore te tribuse do vazhdojme te kercejne rreth zjarrit si te catrafilosur deri naten vone.

E gzofshi sheshin ju qe e pelqyet, jeni ne te drejten tuaj te gzoni si tribale. E gzofshi dhe ju qe e dini se çfare perfaqeson ajo shpifesire arkitekturore dhe nuk e kursyet fjalen. Demokracia eshte e bukur edhe per kete.

 “Ka me shume gjera qe na bashkojne sesa na ndajne”-tha Erjon Velenia ne fjalen e tij, fjali me te cilen e nis gjithmone pazarin e tij per korruptimin e shpirtrave qe kundershtojne.

p.s…e vetmja shprese ne kete pike eshte se vaniteti, eshte mekati i preferuar i Djallit, sa per te tjerat shpresa tani eshte vetem ne Zot!… (D.D/Shuplaka)

Pas

Këshilltari i LSI-së ironizon Ramën: U përlot Kryeministri?! Kujtova se ngaqë 56% e shqiptarëve duan të ikin

Para

U marrin kullotat, banorët e Borshit ngrihen në PROTESTË, reagon ministri Koka: Kurrë s’do bëja aleancë kundër qytetarëve

Para
Deklarata e fortë e Lefter Kokës: 10 diversantë të Ramës në listat e Bashës por LSI do i lërë edhe kësaj radhe në tentativë puçi

U marrin kullotat, banorët e Borshit ngrihen në PROTESTË, reagon ministri Koka: Kurrë s’do bëja aleancë kundër qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.