Është tensionuar debati në studion e “Opinion” mes ish-deputeti të PD-së, Mark Marku dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Debati mes dy të ftuarve ishte për votat pasi Marku e ka akuzuar Dakon për manipulime në vota dhe lidhjet që ai ka përdorur për fushatat elektorale.
Nga ana tjetër Dako është shprehur se në 2005 kur Marku ka qenë vëzhgues për Durrësin, PD ka vjedhur vota dhe për këtë meritojnë të shkojnë në burg.
Gjatë diksutimeve për lidhjen e Dakos me grupin e Avdylajve, Mark Marku nuk ka fshehur revoltimin e tij, me faktin që kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk mban qëndrim ndaj personave të lidhur me krimin.
Debati
Dako: Të gjithë ju duhet të jeni në burgje. Ky është takuar me të gjithë grupet, ka qenë më 2005 në Shijak, si përfaqësues i PD.
Marku: Kam qenë vëzhgues?
Dako: Po, por i kujt ke qenë, i OSBE? Jo more, ke qenë vëzhgues i Sokol Olldashit.
Mark Marku: Një njeri që ka qenë në burg unë nuk e konsideroj. Si ka mundësi që krytari bashkisë nuk ka qëndrim ndaj një njeriu që ka qenë në burg. Jeni në vete ju, apo!
Vangjush Dako: Unë di gjithçka dhe nuk paragjykoj, sepse unë kërkoj votë
(J.D/Faxweb.al)