Që nga 12 nëntori Whatsapp do të fshijë disa nga mesazhet, fotot dhe videot që ti ke ruajtuar. E gjitha kjo është pjesë e updatëve të ri. Deri më tani, Whatsapp kaloi të gjithë përmbajtjen në Google Drive, por ata nuk llogarisin ruajtjen e limitit.
Sipas Google sistemi i ri do të prekë të gjithë përdoruesit në 12 nëntor të 2018-ës. Është e këshillueshme për të shmangur çdo lloj humbje, rekomandohet që njerëzit manualisht t’i bëjnë back up Whatsapp përpara 12 nëntorit të 2018-ës.
Nëse ju nuk keni updetuar back-up-in e Whatsapp për më shumë se një vit.
Kjo do të thotë që çdo mesazh, foto e vjetër që ju keni mbajtur të sigurtë në cloud do të zhduket përgjithmonë.
“Për shkak të marrëveshjes së re midis Whatsapp dhe Google, backupet e Whatsapp nuk do të llogariten më për ruajtjen në Google Drive”, shpjegoi Google në një email për përdoruesit.
Është surprizë e madhe që ky ndryshim do bëhet. Pas të gjithave google po ofron hapsirë të limituar ruajtjeje në WhatsApp , që do të thotë se shumë përdorues do të përfitojnë nga kjo mundësi dhe shërbim.
Si te veproni
Hapni WhatsApp.
-Zgjidhni butonin “Menu”, “Settings”, “Chat” dhe klikoni mbi Backup.
-Ju mund të zgjidhni “Ruaj” për të krijuar një rezervë menjëherë.
-Gjithashtu mund të klikoni “Ruaj te Google Drive” dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen.
-Nëse nuk keni një llogari të Google Drive, shtypni “Shto llogari”.
Zgjidhni “Ruaj duke përdorur” për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.
Ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse Whatsapp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud.
(M.Q/Faxweb)