10:08 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Jeni prind dhe jo detektiv! Katër këshilla si të silleni me fëmijët

20:30 | 20/04/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jeni prind dhe jo detektiv! Katër këshilla si të silleni me fëmijët

Me fëmijët është më e lehtë të bisedoni përderisa po luani, shëtitni, shikoni TV, se sa kur qëndroni duke e bombarduar me pyetje.

Prindërit dëshirojnë që gjithmonë të dinë se çfarë po sillet në kokën e fëmijëve të tyre, për çfarë po mendojnë, çfarë po u ndodh, nëse ndokush i ka lënduar, lavdëruar, rrahur, kërcënuar, kë simpatizojnë… Fatkeqësisht, kjo zakonisht nuk u shkon për dore.

Fëmijët e vegjël shpesh nuk janë në gjendje të shprehin mendimet e veta, e as nuk dinë që të flasin me precizitet për eksperiencat e tyre, përderisa ata më të mëdhenjtë mundohen që të fshihen pas prindërve, të ruajnë pjesët intime për vete, sepse sekretet më me dëshirë do t’i ndanin me shokët sesa me prindërit.

Në anën tjetër, as prindërit shpesh nuk janë të mirë në komunikim me ta, prandaj i sulmojnë me pyetje direkte, ndërsa kur fëmijët dëshirojnë të flasin, ata shpesh nuk kanë kohë, sepse janë shumë të zënë me punë.

Mos sulmoni me pyetje menjëherë

Shtrimi i pyetjeve direkte shpesh nuk është mënyra më e mirë që të merret përgjigje nga fëmijët. Fëmijët funksionojnë në mënyrën e tyre ndërsa prindërit ndonjëherë nuk kanë durim që të presin dhe të zgjedhin momentin e duhur për të shtruar pyetje.

Nuk është moment i duhur as koha kur ata kthehen në shtëpi pas shkollës. Nëse dëshiron t’ju thotë diçka atë edhe do ta bëjë, por në të kundërtën më së miri është që ta lini pak të pushojë. Nëse e pyetni atë menjëherë për notat shkollore, do i bëni me dijeni që ju ju interesojnë vetëm rezultatet e tij, e jo se si po ndihet ai. Me fëmijët, duhet biseduar në atmosferë relaksuese, përmes pëshpëritjeve sepse fëmijët ashtu më së lehti shprehen. Për komunikim të mirë, kyç është besimi mes fëmijës dhe prindërve, i cili ndërtohet me durim dhe me kujdes.

Mos u shfajësoni me angazhimin rreth punëve

Prindërit, duhet të kenë kujdes që të bisedojnë me fëmijët atëherë kur ata dëshirojnë. Në vend që të shprehen se janë të zënë dhe të shtyejnë bisedën për më vonë, gjë që është e gabuar, ata duhet të ulen, të ndëgjojnë fëmijën, sepse refuzimi mund të kuptohet si mungesë brenge dhe interesimi. Përveç kësaj, do t’i kalojë fëmijës dëshira për të biseduar.

Mos u ulni në tryezë në mënyrë që të bëni bisedë serioze. Është më mirë që gjatë lojës, apo gjatë kohës kur shikoni TV së bashku, të zhvilloni bisedën. Mundohuni që gjithçka të duket spontane në mënyrë që të mos i zbulojë fëmija qëllimet tuaja. Kur jeni ju të relaksuara, fëmija lirohet nga frenat psikik dhe sigurisht që doë ju rrëfehet më lehtë. Tek fëmijët e vegjël dhe parashkollorët, kjo metodë funksionon gjithmonë, përderisa tek fëmijët shkollorë duhet shmangur këtë taktikë. Ajo ofron edhe ndërrimin e roleve, ku fëmija aktron mësuesin apo shokun me të cilin luan, ndërsa prindi merr rolin e fëmijës. Në këtë mënyrë prindi mund të zbulojë se çfarë po ndodh në shkollë dhe mos ka ndonjë problem.

Hapini edhe ju atyre shpirtin tuaj

Gjatë shëtitjes apo shikimit të përbashkët të TV-së mund të kuptoni shumë gjëra për fëmijën tuaj, për qëndrimet dhe përvojën e tij. Prindërit, duke u frikësuar se mos duken të dobët para syve të fëmijës së tyre, shpesh shmangin që t`ju flasin fëmijëve për eksperiencat e pakëndshme që i kanë patur kur kanë qenë në moshë të tyre. Pikërisht ato lloj ngjarjesh mund ti ndihmojnë fëmijës që t`ju tregojë se çfarë e mundon dhe çfarë po i ndodh. Sepse atëherë mund të ndjejë që do të kuptohej më shumë.

Edhe ata kanë të drejtë për të mbajtur sekrete

Egzistojnë gjëra nga jeta e fëmijës të cilat prindërit gjithsesi duhet ti dijnë, por edhe në këto nuk duhet tepruar dhe nuk duhet hyrë së tepërmi në privatësinë e fëmijës. Edhe fëmijët kanë të drejtë për sekretet e tyre, ato janë pjesë e personalitetit të tyre. Me respektimin e drejtave të tyre prindërit respektojnë edhe personalitetin e fëmijës së tyre dhe për këtë nuk duhet të zemërohen nëse fëmija nuk i tregon të gjitha gjërat, por më me dëshirë do ti ndante me shokët e tij. /Beba ime

Etiketa: adoleshentededektivkeshillaprinder
Pas

Pushohet nga puna gazetari i njohur amerikan, skandali seksual “i kushton” karrierën

Para

Tentoi të vriste 25-vjeçarin në 2015-ën, arrestohet pas 2 vitesh krutani

Para
Shqiptari udhëtonte me 193 mijë euro në valixhe, ndalohet nga policia italiane

Tentoi të vriste 25-vjeçarin në 2015-ën, arrestohet pas 2 vitesh krutani

Discussion about this post

 



Të Fundit

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.