Ministri i Brenshëm Sandër Lleshaj ka replikuar me deputetin, Myslim Murrizi i cili radhiti një sërë akuzash ndaj qeverisë e sidomos për kriminalitetin në vend, për të cilin tha se ka njohur rritje, përmendi disa nga vrasjet e bujshme si dhe akuzoi qeverinë se është e varur prej tij.
Nga ana tjetër, Lleshaj tha e qeveria nuk ka asnjë varësi ndaj krimit dhe se e vetmja gjë që ka varur janë ato që shikonin deputetët në sallë, ndërsa ministri nuk sqaroi se çfarë.
“Të varura kam vetëm këto gjëra që kam këtu, askund nuk jemi të varur. Pse nuk shqetësoni për gjyqtarët dhe prokurorët që ulen në tryeza me të huaj, madje krenoheni me to. Këtë merak, nëse e keni serioz mundohuni ta moderoni se nuk ekziston, nëse e keni për politikë, e keni kot. E gjithë bota e kupton se është një instrument i duhur. E tëra funksuionon kur të gjithë instrumentet funksionojnë bashkë. Sa për vrasjet, nuk ka vrasje përditë, kemi numrin më të ulët të vrasjeve. Vrasje në Shqipëri nuk ka përditë, dhe jemi në nivellin minimal të tyre që janë në rënie historike dhe në numrin historik. Dy apo tre herë janë më të larta në nivel kombëtar në disa vende të BE-së”, tha Lleshaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)