Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak më herët lidhur me pretendimet e ngritura nga ana e Partisë Demokratike, se paketa AntiKÇK është në shkelje të Kushtetutës, dhe synon që të kapë në një dorë institucionet e drejtësisë.
Rama shprehet se PD nuk ka pasur kurrë vullnet për të luftuar krimin, dhe se gjithnjë janë ushqyer dhe udhëhequr prej tij.
Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguarkreu i opozitës, Lulzim Basha i cili shkruan se Rama ka frikë nga hija e vet duke shtuar sembron krimin me gjithçka që ka në dorë.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”, shkruan Basha.
Postimi i plotë i Ramës:
PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre!
Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij.
Partia Demokratike ka kërkuar sot që ligji AntiKÇK të nisë duke hetuar pasurinë e Edmond Begos, biznesmen i akuzuar për lidhje me Taulant Ballën.
“Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë”, u shpreh përmes një deklarate nga selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post