Jennifer Lopez ka shpërthyer në lot gjatë një interviste “live” në televizion teksa ka treguar se kohë më pare, ajo kishte frike se nuk do të bëhej kurrë një nënë. 47-vjeçarja, e cila ka dy fëmijë me këngëtarin March Anthony, është shfaqur në “The Today Show” për të promovuar “Shades Of Blue”.
“Nuk kisha fëmijë për një kohë të gjatë”- shpjegon ajo. “Unë mendova se kjo gjë nuk do më ndodhte mua. Jam e ndërgjegjëshme që jam një grua me fat, pasi mund të kisha qënë shumë ndryshe”.
Teksa ka shpërthyer në lot, ajo ka shtuar: “Mos më bëni të qaj, është shumë heret dhe jam shumë e lodhur”.