Në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua mbledhja e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mogen Jensen, në cilësinë e zëvendëskryetarit të këtij komisioni përgëzoi organizatorët e këtij aktiviteti, duke u shprehur se “Shqipëria për herë të parë ka kaluar nga monitorimi i plotë në dialogun post-monitorues”.
“Po e shfrytëzoj këtë mundësi që të përgëzoj organizatorët shqiptarë dhe gjithë delegacionin e huaj që ka lejuar Shqipërinë të kalojë nga monitorimi i plotë në dialogun post-monitorues. Mund të keni vënë re që Bullgaria nuk është në axhendën tonë dhe kjo ka qenë kërkesë e delegacionit të Bullgarisë që nuk kishin mundësi të vinin këtu për shkak të angazhimeve të papritura që patën. Do të kemi një diskutim tjetër në janar me ta”, tha Jensen.
Discussion about this post