Drejtoresha e ASHK në Durrës, Xheni Agolli ka dhënë dorëheqjen.
Agolli e ka marrë këtë detyrë vetëm pak muaj më parë, konkretisht më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ajo qëndroi vetëm pak kohë në këtë post.
Akoma nuk janë bërë publike arsyet e këtij vendimi.
ASHK në Durrës është institucioni me ndryshimin më të shpeshtë të drejtuesve në këto vitet e fundit. Agolli sapo është konfirmuar se është zëvendësuar nga Ilir Gjinali, punonjës i vjetër i këtij institucioni.