Drejtori i Sanatoriumit në Tiranë Perlat Kapisyzi ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij është komanduar mjekja Silvana Bala. Mjekja Silvana Bala është komanduar si drejtoreshë e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.
Nuk jane mësuar ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit.
Kujtojmë se vendi ynë u përball prej shumë muajsh me situatën kritike të pandemisë, ku u regjistruan me mijëra viktima, ndërsa prej javësh kemi sërish një përkeqësim të situatës pasi janë shënuar një numër i lartë rastesh të reja dhe viktimash.