Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, është larguar nga detyra. Mësohet se kreu i AKEP ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Largimi Zelës nga dëtyra tashmë është bërë zyrtar, pasi është publikuar vendimi nga Këshilli i Ministrave, i cili ka vendosur propozimin e Kuvendit për lirimin e z.Ilir Zela, anëtar, i caktuar kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Ndërkohë që sot është mësuar edhe emri i kreut të ri të AKEP. Këshilli i Ministrave ka propozuar për anëtar të këshillit Drejtues të AKEP. Z. Tomi Frashëri.
Tomi Frashëri ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama, ndaj nuk është habi emërimi i tij në krye të AKEP, në një kohë kur pritet që të nisë “lufta” me mediat online, pas miratimit të paketës “Anti-Shpifje”
Paketa Anti-Shpifje”, i akordon AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gati gjyqësore ndaj operatorëve mediatikë të cilat duhet të jenë të pavarura.
Ky projekt-ligj është kundërshtuar së fundi dhe nga vetë OSBE, pasi cënon hapur lirinë e medias, ndërsa gjobat shihen si një mjet presioni për lirinë e gazetarëve.
(M.Q/Faxweb.al)