Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij.
Michel jep dorëheqjen pasi ka pasur mosmarrëveshje me partnerët e tij të mëparshëm të koalicionit mbi paktin ndërkombëtar për migracionin.
Protesta të dhunshme shpërthyen dje në Bruksel përpara Komisionit Europian, pas miratimit të paktit të Kombeve të Bashkuara për Migracionin. Ky pakt i ri e bën emigracionin të drejtë të njeriut dhe kërcënon të burgosë këdo që e kundërshton.
Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë. Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.
Partia e krahut të djathtë “Flemish N-VA”, që ka shumicën në Parlament, tha se tërhoqi ministrat nga qeveria pasi Kryeministri Michel refuzoi kërkesën e tyre që të anulonte nënshkrimin e paktit për emigracionin me Kombet e Bashkuara. (B.H/Faxweb)