Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba jep dorëheqjen.
Ky akt vjen në kohën që pritet një riorganizim i kabinetit gjatë javës.
“Siç u premtua, një rivendosje e madhe e qeverisë mund të pritet këtë javë. Më shumë se 50% e stafit të Kabinetit të Ministrave do të ndryshohet”, tha Davyd Arakhamia, udhëheqësi i shumicës së parlamentit të Ukrainës në Telegram, duke shtuar se anëtarët e rinj do të emërohen menjëherë.
Kuleba është anëtari i fundit i profilit të lartë i kabinetit të Presidentit Volodymir Zelenski që jep dorëheqjen, ndërsa pushtimi i Rusisë po vazhdon dhe vendi pret vizitën e Joe Biden gjatë shtatorit.
Si kryediplomati i Ukrainës, Kuleba ka qenë një personazh i shquar në administratën e Zelenski dhe një nga më të përballurit me publikun, veçanërisht jashtë shtetit.
Parlamenti i Ukrainës do të shqyrtojë dorëheqjen e ministrit të Jashtëm në një nga mbledhjet e tij plenare që do të mbahet shumë shpejt.