Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqje. Ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti tek kryeministri, gjatë fundjavës së kaluar.
Mysliu ka ushtruar këtë detyrë për gjashtë muaj dhe ishte një person që vinte nga bota akademike. Mësohet sedorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale.
Ndërkohë, pritet që këtë javë të bëhet i njohur edhe emri i Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit.