Zëdhënësi i SHBA-së, Sean Spicer, ka dhënë dorëheqje, ndërsa në vend të rtij presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka emëruar Anthony Scaramuccin, në pozitën e drejtorit për Komunikime në Shtëpinë e Bardhë, kanë njoftuar zyrtarë të administratës.
Scaramucci pritet të fillojë detyrën në Shtëpinë e Bardhë, gjatë muajit gusht. Scaramucci është republikan, themelues i kompanisë, Skybridge Capital dhe njihet si mbështetës i fuqishëm i Trumpit.
Gazeta Neë York Times, ka raportuar se Spicer nuk është pajtuar me emërimin e Scaramuccit në këtë pozitë, i cili ka pak përvojë politike.
Ndërkohë që edhe Sean Spicer ka mbajtur të njëjtën post sikurse pritet të marrë Anthony Scaramuccin.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post