Janë dhënë masat e sigurisë për 37 nga të arrestuarit e protestës së opozitës, prokuroria ka vendosur të lërë në burg, Armando Gjecajn, Edmond Bushuin dhe Ened Gjata ndërsa për Gëzim Almetën dhe Shemsi Koloshin ka vendosur t’i lërë nën masën arrest shtëpie, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë lënë në gjendje të lirë.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, duke e cilësuar vendimin politik, pasi sipas tij protestuesit nuk kryen asnjë akt dhune.
“Asnjë prej të arrestuarve që u mbajtën në burg nuk ka kryer asnjë akt dhune, ky është një qëndrim politike, prokuroria shërbeu si vegël politike duke burgosur 16 persona të cilët janë burgosur për shkak të sitsemit politik. Rama të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë aq më shumë persona do të ketë në shesh, Rama duhet të dijë që po burgos qytetarët për politik duke hapur një damkë tjetër atë të burgosurve politikë”.
(B.K/FAXWE.AL)