Akademia Suedeze e Shkencave dha sot çmimin Nobel për fushën e Kimisë. Fitues rezultojnë të jenë Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson. Tre shkencëtarët e fitojnë me temën “zhvillimi i mikroskopisë së krioelektroneve për përcaktimin e strukturës me rezolucion të lartë të biomolekulave në zgjidhje”.
Mikroskopi krioelektronik është “një metodë e ftohtë për imazhin e materialeve të jetës”, tha anëtarja e komitetit Nobel Göran K. Hansson nga Stokholm raporton “The Washington Post”.
Dubochet, një qytetar zviceran, është profesor në Universitetin e Lozanës në Zvicër. Joachim Frank, i lindur në Gjermani, është profesor i Universitetit Columbia në Nju Jork ndërsa Richard Henderson, nga Skocia, punon në Universitetin e Kembrixhit në Britani.
Çmimi Nobel në letërsi do të shpallet të enjten, pasuar nga çmimi i paqes të premten. Një çmim në ekonomi, jo një nga çmimet origjinale, por që tani bëhet në kujtesë të Alfred Nobelit, do të shpallet të hënën. (B.N/Shuplaka)