Në Gjykatën e Tiranës, u zhvillua pa praninë e medieve seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen me dashje të afektives së policisë Ina Nuka.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Drobajn, nërsa ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash, si “plagosje me dashje”, “goditje të forcave të policisë”, “tubim të paligjshëm”, “prishje të rendit publik” etj.
Avokati i Drobajt, u shpreh se klienti i tij ka pranuar të ketë hedhur shashka, por jo në drejtim të policisë. Sipas avokatit Danieli i ka hedhur kapsollat në llamarinë ndërsa tha se nuk ka fakte që ai të ketë qenë autori i dëmtimit të efektives Nuku.
Në një lidhje për Fax News, gazetarja Glidona Daci, u shpreh se Drobaj nuk ka pranuar të ketë gjuajtur kapsolla mbi policinë dhe konkretisht ndaj efektives Nuku, pasi sipas tij, ai ka i ka hedhur ato në drejtim të xhamisë së “Namazgjasë”. Më tej gazetarja tregoi se do të pritet një tjetër ekspertizë shkencore, për të vërtetuar nëse Drobaj ka qenë autori i plagosjes së efektives Nuku apo jo.
Në fillimin e seancës në prani të kamerava Daniel Drobaj ka treguar dy gishtat e tij të fashuar, ndërsa deputetët e opozitës nuk kanë pranuar të dalin nga seanca.
Por ndërkohë që deputetët nuk kanë pranuar të dalin nga salla, gjykatësit kanë ndryshuar sallë.
Daniel Drobaj është 18-vjeçari i arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është personi përgjegjës për plagosjen e afektives së policisë Ina Nuka me kapsolla.
Ndërsa u përfol se kanë tentuar t’i thyejnë dy gishta në shenjë hakmarrjeje, në seancën e sotme gjyqësore, ajo që është vënë re ka qenë dëmtimi i dy gishtave të dorës së Danial Drobaj, i cili ka dëshmuar se është rrahur.
(B.B/ Faxweb.al)