Gjykata vendos ekstradimin e Komron Zukurov drejt Gjermanisë me kushtin e vetëm që të mos lejohet ekstradimi në Taxhakistan.
24-vjeçari u arrestua më 29 prill nga Antiterrori në Tiranë. 24-vjeçari ka mbërritur në Shqipëri në mënyrë të ligjshme para se shteti gjerman të lëshonte urdhër-arrestin ndaj tij dhe ta shpallte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për ‘Pjesëmarrje në organizatë terroriste’.
Faxweb.al mësoi se ai po planifikonte te kryente vrasjen e nje personazhi të rëndësishëm. Zukhurov u vu në pranga pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti një javë më parë. Avokati mbrojtës i taxhikistanezit të dyshuar si anëtar i grupit ISIS, Asllan Dogjani deklaroi para mediave se Gjykata ka dhënë vendimin “arrèst me bùrg” për 24-vjeçarin Komron Zukhurov, i cili kishte kërkuar të mos e kthenin në Taxhikistan për shkak të torturave.
Sipas avokatit mbrojtës, Zukhurov qëndroi të gjithë këtë periudhë tek shtëpia e tij, pasi kishte ardhur me vizë për të kaluar disa ditë në Shqipëri tek halla e tij.
Deklarata e Dogjanit: “Nuk mund ti thoni terrôrist dikujt kur është i dyshuar si anëtar të një organizate. Ai mbetet i dyshuar deri në një vendim të formës së parë. Së pari, ju bëj me dije se Zukhurov vjen për herë në Shqipëri me vizë tek halla e tij. Së dyti, i mbrojturi prej meje është dorëzuar vetë vullnetarisht në polícinë e shtetit pasi është informuar në mënyrë informale se ishte në kërkim. Nuk kishte një procesverbal që është kapur në flagrancë, por nuk ishte pasqyruar se kishte shkuar vullnetarisht. Unë po ju them se kishte shkuar vullnetarisht në policinë e shtetit, i pa presionuar. Pra nuk e ka kërkuar askush, Policia nuk e dinte që do shkonte, nuk mund të quhet terrôrist. A keni dëgjuar ndonjëherë që një terrôrist të dorëzohet vetë në políci.
Gjykata dha árrest me bùrg. Ne kërkuam masë sigurie më të butë pasi nuk plotësohen kushtet ligjore që përcakton Kodi i procedurës Penale kur vendoset një masë sigurie në bùrg. Një ndër rastet është që ka rrezik të ikë, pra ti largohet hetimit. Në rastin konkret, ka shkuar vetë në polícinë e shtetit. Ai kërkon të èkstradohet në Gjermani, por me një kusht që Gjermania në përfundim të procesit hetimor apo gjyqësor të mos e èkstradojë në shtetin e Taxhikistanit sepse është shtet díktatorial. Zukhurova ka qenë në Gjermani për dy vite.
U mbetet gjykatave federale në Gjermani ta provojnë si i dyshùar, u mbetet atyre ti japin vendimin që meriton. Unë desha të them që ai e dha pëlqimin për tu èkstraduar, pra të përballet me drejtësinë me qëllim që të shkojë në Gjermani se pret një fëmijë këto ditë.
Kemi paraqitur një provë ekspert të mjekësisë ligjore në Taxhikistan ku provohet se ai është dhùnuar edhe duke aplikuar rrymën elektrike. Pra ka patur kontakt elektrik në trupin e tij. Ai ka ardhur me vizë, nuk ka ardhur në mënyrë ilegale për vizitë tek halla e tij.është djalë i mirë, por i mbetet Gjermanisë të japë vendimin që meriton.”(A.M/Faxweb.al)