Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Kosova.
Prokurori Kosova ka rezultuar i pastër në tre shtyllat e vlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Çfarë ndodhi në seancën dëgjimore në KPK:
Për kriterin e pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Vetë KPK kreu një hetim të thelluar në lidhje me pasurinë, ku rezulton se Kosova ka deklaruar pasuritë: apartament 93 metra katror blerë për 19.6 mijë dollarë amerikanë në vitin 1998.
Ka një makinë në vlerën e 11 mijë eurove, ndërsa si burim të ardhurash për apartamentin ka vendosur të ardhurat nga paga e punës si të tij pedagog, dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë. Prokurorit iu kalua barra e provës, për mungesën e të ardhurave në vitin 1998. Subjekti ka kërkuar edhe marrjen e disa dëshmive në lidhje më këtë problem.
DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se, prokurori ka plotësuar saktë formularim dhe nuk ka informacione se ka lidhje me përsona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë.
Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij. Ka patur dy denoncime, por sipas KPK nuk ka indicie për shkelje të detyrës.
(E.K/FAXWEB.AL)