Gjykata e Krimeve te Renda vendos masen ‘arrest me burg’ për Satilno Bashon.
Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë ndaj tij me akuzën e shtrëngimit me dhunë për dhenie pasurie.
Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bërë presion atij për ti dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.
Avokati i Satilno Bashos, Skender Demiraj ka folur menjëherë pas dhënies së vendimit.
“Presim vendimin, është fillimi i hetimeve. Unë nuk e njoh biznesmenin që thuhet se ka mashtruar klienti im dhe vëllai i tij. Klienti im shprehet se e ka familjarë.”